Bledi Mane: Një vajzë kosovare është e adhurueshme për aq kohë sa nuk flet

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 11:40
Bledi Mane: Një vajzë kosovare është e adhurueshme për aq kohë sa nuk flet

Për deklaratat e tij lidhur me shqiptarët e Kosovës, është komentuar Bledi Mane, gazetari i cili u bë së fundi pjesë e “Big Brother Albania VIP ”, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Përveç se dha deklarata raciste se kosovarët janë ende te lakra dhe pleskavica e nuk dinë ta përdorin vajin e ullirit, ai ka ofenduar edhe gjininë femërore.

Mane ka deklaruar se shqiptarët e Shqipërisë flasin më bukur dhe më afër standardit kurse vajzat e Kosovës “janë të adhurueshme derisa nuk flasin”.

 “Një vajzë kosovare është e adhurueshme për aq kohë sa nuk flet”, ishte shprehur ai

(Kosova Sot Online)