Lexoni edhe:
Godet Luizi: Ja kujt i thotë nuk më arrin as për 14 Big Brother-a
Një nga temat kryesore të bisedave që kanë bërë banorët me njëri-tjetrin, në Big Brother Albania VIP, ka qenë nominimi i kësaj jave, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Derisa po bisedonte me Kristin dhe Sabianin, Luizi tha se Armaldon e ka “shtrydh” dhe nuk ka çfarë nxjerr më, ndërsa Olta sipas tij, kapet kot me Dean, pasi nuk ka me kë merret në shtëpi.
Godet Luizi: Ja kujt i thotë nuk më arrin as për 14 Big Brother-aLexoni edhe:
Luizi shtoi se Olta ka marrë veset e Armaldos. Sipas tij, kur bisedon me Oltën ajo nuk të sheh në sy, por debaton dhe pret të marrë një reagim nga banorët e tjerë.
Ai e cilësoi Oltën të pafytyrë, ndërsa shtoi se disa marrëdhënie në shtëpi duhen respektuar, gjë të cilën, sipas Luizit, Olta nuk e bën.
Luizi tha se nuk ka pse ndërhynë në një marrëdhënie babë e bijë, duke iu referuar Sabianit dhe Keisit.
Ai shtoi se ndyshe nga Olta, në shtëpi është marrë vetëm me banorët, personalisht, pa preku familjen e personit në fjalë. Respekti tregohet në heshtje, u shpreh Luizi.
(Kosova Sot Online)