Luizi - Armaldos: E ke bërë gati valixhen?

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 16:09
Luizi - Armaldos: E ke bërë gati valixhen?

Luiz Ejlli nuk ka aspak ndërmend që ta falë Armaldo Kllogjerin për atë që ai bëri pak javë më parë dhe nuk do të jetë i qetë deri në momentin që do ta nxjerrë nga shtëpia e Big Brother Albania VIP, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Gjatë spektaklit të së martës, Luizi pati mundësinë të hapte kutinë e Pandorës dhe të dërgonte në televotim tre persona, teksa ai zgjodhi Kristin, Maestron dhe Oltën. Këngëtari është i bindur që në spektaklin e të martës do të dalë pikërisht Maestro.

Gjatë mëngjesit të sotëm, Luizi nisi të hidhte “kunja” ndaj Maestros, ndërsa e pyeti atë nëse e kishte bërë gati valixhen apo jo, duke nënkuptuar kështu që do të jetë ai që do të lërë shtëpinë nesër dhe jo Kristi apo Olta.

Image

(Kosova Sot Online)