Ja kush thotë: Kristi s’u tregua burrë

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 20:35
Ja kush thotë: Kristi s’u tregua burrë

Lidhur me lojën e saj në Big Brother Albania VIP,  ka folur Esi Sinanaj, mikesha e ngushtë e Kejsi Medinit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Esi pohoi se në fillim e mbështeti lidhjen e saj me Kejsin, duke e konsideruar totalishte të sinqertë përfshirjen e Kejsit.

Sa i përket distancimit të tyre, ajo tha se priste më shumë nga Kristi.

“Prisja më shumë nga Kristi. Prisja një mashkull që do reagonte dhe s’ do e pranonte aq kollaj ndarjen. Ai u tregua i ftohtë dhe dukej sikur atë qëllim kishte pasur , thjesht po priste t’ia thoshte Kejsi.”, tha ajo.

Sa i përket thashethemeve për një lidhje të shkuar mes Lorencit dhe Kejsit, Esi deklaroi:

“Lorencin e ka shok. E kemi të njohur të përbashkët. S’ ka pasur lidhje me Lorencin. Mediat e kanë bërë publike për të shitur lajmin. Futja e Lorencit e konfuzoi situatën me njerëzit që  komentojnë dhe jam e lumtur që Kejsi s’ i sheh ato komente. S’ di kush po e përdor këtë lajm për famë, sepse kush s’ do donte të ishte ish- dashuri i Kejsit.”

Image

(Kosova Sot Online)