Bora flet për ankthin dhe sulmet e panikut: Nuk është turp të vuash nga ankthi apo edhe depresioni
Moderatorja, Bora Zemani, ka folur në pyetjen e drejtuar ndaj saj për ankthin dhe atak panikun, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një pyetje që ju është drejtuar Bores ishte: “Ke kaluar ndonjëherë ankth dhe sulme paniku?”
Bora ka treguar se ka pasur ankth dhe atak paniku.
“Po! Është sëmundja e shekullit dhe gjithmonë e më rrallë po dëgjojmë për njerëz që nuk i kanë këto probleme. Por, më vjen mirë që të gjithë flasin hapur tani dhe ndihmë kërkohet shumë më thjeshtë. Nuk është turp të vuash nga ankthi apo edhe depresioni. Nuk është turp të kërkoni ndihmë. Përkundrazi!”, u shpreh Bora.
(Kosova Sot Online)