Lexoni edhe:
Luizi i bindur: Kërkon nominim 'kokë më kokë' me Oltën
Nga nisja e “Big Brother Vip Albania”, dyshimet se Olta Gixhari bashkëpunon me produksionin apo se ajo do jetë fituesja, nuk kanë pasur fund. Kodet e përdorura nga ajo, sharjet apo bullizimi i bërë nga ajo, nuk janë dënuar asnjëherë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Luizi i bindur: Kërkon nominim 'kokë më kokë' me OltënLexoni edhe:
Ndaj kjo ka bërë që të shtohen zërat se ajo mund të jetë ‘favoritja’ e produksionit.
Akoma më shumë janë shtuar sot. Vetë Olta ka pranuar se ka bërë fushatë që të mos dalë e të shkojë deri në finale. Madje, ajo i tha Gertit se asnjë nuk e di se çfarë flet ajo në dhomën e rrëfimit.
“Ta thashë që nuk dal, vetëm ty ta kam thënë që nuk dal. Kam punuar shumë, e di unë si kam punuar. Ja ashtu, urtë e butë. Po se nuk e dini ju se çfarë kam fol unë në dhomën e rrëfimit. Unë kam filluar fushatat, ka kohë”
(Kosova Sot Online)