Mema flet pas humbjes së motrës: Nuk e kuptoj si agravoi sëmundja aq shpejt, duket si ëndërr
Ish banorja e “Big Brother Vip Albania”, Valbona Mema, në një emision ka rrëfyer për vdekjen e motrës së saj, shkruan “Kosova Sot Online”.
Valbona ka treguar se me motrën ka pasur raporte të mira dhe si mungon mjaft shumë bisedat më të.
Mema ka treguar se duket si ëndërr ikja e saj.
Këngëtarja ka shtuar se ajo për të ka qenë si nënë.
“Tani mendoj që po forcohem. Unë mendoj që jeta më ka vënë në shumë prova dhe unë kam arritur të mbijetoj dhe t’i bëj ballë. Duket si ëndërr sepse je mësuar gjithmonë që të komunikosh dhe të bisedosh, sidomos ato bisedat e mëngjesit kur bëhen me motrat, më mungojnë shumë. Ishte i pandashëm ai komunikimi përveç atij muaji që ndodhesha në BBV. Ka qenë motra e madhe për mua ka qenë si nënë sepse i ka rënë edhe pesha që të na rriste. Përgjegjësia ishte akoma dhe më e madhe e imja për t’u kujdesur. Nuk është se ishte shumë e pritshme kaq e shpejtë, nuk e kuptoj si agravoi sëmundja aq shpejt dhe përshpejtoi edhe ikjen e saj”, shprehet Valbona.
(Kosova Sot Online)