Robini ka sot ditëlindjen, Marigona: Ti je lumturia ime, e çmoj çdo moment që kalojmë së bashku
Boksieri, Robin Krasniqi, ka sot ditëlindjen, shkruan “Kosova Sot Online”.
Robini sot ka mbushur 36 vite jetë.
E për ditëlindje e ka uruar bashkëshortja e tij, Marigona Krasniqi.
Marigona në urimin e saj ka shkruar se e çmon bashkëshortin e saj, duke thënë se është një person shumë i veçantë për të.
“Gëzuar ditëlindjen për një person të veçantë, duke sjellë kaq shumë gëzim në zemrën time, e çmoj çdo moment që kalojmë së bashku
Të uroj lumturi pa fund. Ti je lumturia ime te dua Robin Krasniqi”, ka shkruar Marigona.
(Kosova Sot Online)