Olta Gixhari: Ja pse jam lënduar

  • A.P /
  • 25 April 2023 - 13:45
Olta Gixhari: Ja pse jam lënduar

Olta Gixhari ka kujtuar momentin kur Amosi, u largua dhe tregoi se është prekur nga talljet që i kanë bërë për faktin që ajo qau, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Me lot në sy Olta u shpreh se nuk e priste që njerëzit të talleshin me lotët e saj kur ishin vetë ata që i kërkonin të mos tregonte vetëm anën e saj të fortë.

“I vetmi person që u afrova ishte Amosi sepse me atë jemi miq, kemi ndarë skenën bashkë, edhe në film, edhe në teatër. E ndjeja si vëlla prandaj qava aq shumë. Kur dola dhe pashë që ishin tallur aq shumë me lotët e mi, më erdhi shumë keq. Nuk më ka ardhur shumë keq kur pashë sa më urrenin dhe sa më kanë bullizuar, por jam prekur shumë në momentin që…”, tha Olta dhe u përlot duke u shprehur: jam shumë e ndjeshme…

(Kosova Sot Online)