
Lexoni edhe:
Pse po 'qan' Efi?
Dua Lipa u bë ylli i parë që vendosi diamantin e ri “Legendary” të Tiffany & Co. Diamanti i bardhë “Legendary” është mbi 100 karat dhe i bën homazh formës së diamantit ikonik të verdhë Tiffany, të cilët janë pothuajse identike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pse po 'qan' Efi?Lexoni edhe:
Diamanti origjinal Tiffany i verdhë 128,54 karatësh u gjet në vitin 1977 në minierat e diamantit Kimberley të Afrikës së Jugut dhe që atëherë është bërë një nga aksesorët më të famshëm të Tiffany (në vitin 2019, vlera e tij u vlerësua në 30 milionë dollarë).
Vetëm katër gra kanë vendosur diamantin origjinal Tiffany. Mary Whitehouse ishte e para që e vuri atë në një ballo për kompaninë e bizhuterive në vitin 1957. Ajo u pasua nga Audrey Hepburn, e cila e vuri diamantin për foto në vitit 1961 për “Breakfast” at Tiffany’s ; Lady Gaga në Oscar 2019 dhe Beyonce në një set fotografik 2021 Tiffany & Co.
Me pamjen e saj të freskët dhe me gjerdanin me famë botërore, Dua Lipa gjithashtu bëri historinë në botën e modës.
(Kosova Sot Online)