Robert Aliaj tregon arsyen se pse i lyen thonjtë në ngjyrë të zezë
Robert Aliaj, shumë shpesh shfaqet me thonjtë e lyer me ngjyrë të zezë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai në një emision tregoi se i lyen thonjtë me ngjyrë të zezë, pasi ka të bëjë me patriotizmin.
Roberti tha se mban unaza me shqiponjë dhe i lyen thonjtë me manikyr të zi, si ngjyra e shqiponjës.
“Unë i mbaj gjithmonë sepse nuk mund të mbaj unazë tjetër. Por unë dua të them, ndoshta për herë të parë ose nuk e di në ka rënë rasti, që unë edhe thonjtë i lidh me shqiponjën, pavarësisht se njerëzit i paragjykojnë thonjtë,” tha ai.
“Gjëja më simbolike e shqiponjës është thoi ku është arma [e saj]. Pse themi shqiponja grabitqare? Ne si shqiptarë, thoin duhet ta kishim patjetër një sport nacional identitar, siç kanë skocezët fundin,” shtoi më tej.
(Kosova Sot Online)