Lexoni edhe:
Pasi Shqipëria u rëndit e 22-ta vjen reagimi i parë
Për periudhën e shkurtër pas daljes nga shtëpia e famshme, ka folur së fundmi fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Pasi Shqipëria u rëndit e 22-ta vjen reagimi i parëLexoni edhe:
Artisti nga Shkodra në ‘Post Big Brother’ ka sqaruar edhe një herë se si qëndronte e vërteta në lidhje me Instagramin si dhe për personin që në fillim ia menaxhonte.
I njëjti thotë se kur hyri brenda BBVA nuk kishte fare Instagram dhe mbante vetëm një Facebook me njerëzit që njihte.
“Nuk kam pasur, kam pasur një Facebook me njerëz që njihja. Para se të hyja i kam thënë një shoqes që të ma hapë. Pjesë e kontratës ishin edhe rrjetet sociale”, u shpreh ai.
Këngëtari i njohur tutje theksoi se pas daljes ka parë që shumë nga njerëzit e kanë shfrytëzuar imazhin dhe emrin e tij derisa ishte brenda.
Lidhur me instagramin e vjetër ai ka thënë që personi i cili e ka hapur nuk pranon ta jape me arsyen që e ka hapur vetë.
(Kosova Sot Online)