
Skerdi bëhet baba për herë të dytë, "mirëserdhe bota jonë"

Këngëtari i njohur, Skerdi, është bërë baba për herë të dytë, shkruan “Kosova Sot Online”.
Lajmin e bëri të ditur përmes një fotografie vetë këngëtari.
Skerdi dhe bashkëshortja e tij, Vesa janë shfaqur të lumtur nën praninë e pjesëtarit më të ri të familjes së tyre.
“Sot, Zoti e bekoi familjen tone edhe me një djalë. 20 maji do te mbetet përherë lumturia jonë e dytë. Mirëserdhe bota jonë”, ka shkruar Skerdi.
(Kosova Sot Online)