
Dua Lipa shkëlqen në Festivalin e Kanës, shfaqet me të dashurin e ri 41 vjeçar

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri Romain Gavras u shfaqën të dashuruar në debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit dje në Kanë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Këngëtarja 27-vjeçare dhe regjisori 41-vjeçar Romain Gavras deri më tani e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre shumë private.
Dua kishte veshur një fustan të z, ku u shfaq mjaft tërheqëse dhe mori mjaft komente të mira në internet për këtë paraqitje.
Romain Gavras ka qenë dikur edhe i dashuri i Rita Orës.
(Kosova Sot Online)