Arrestohet në flagrancë shoku i Efit

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 19:08
Arrestohet në flagrancë shoku i Efit

Mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 3 persona nga efektivët e anti-drogës së Policisë së Vlorës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të arrestuarit po shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, në një aktivitet festiv që zhvillohet në Dhërmi.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Parts 4” u vunë në pranga shtetasit: Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ata u kapën me rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e përfituar nga shitja e tyre dhe 3 celularë.

Gjëja interesante në këtë histori është se Xhoi Bare një nga të arrestuarit është menaxheri dhe shoku i Efi Dhedhes. Kjo është bërë me dije nga burime për “Vox”.

Kujtojmë që teksa Efi ishte pjesë e “BBV” Bare dilte në intervista si menaxheri i saj. Po ashtu ai i menaxhonte dhe Instagram-in madje pas herës së parë që doli Efi ata ishin bashkë me pushime në Tailandë.

Image

(Kosova Sot Online)