Arbana Osmani flet për herë të parë pas dasmës, befason me fjalët e saj
Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka folur për herë të parë pas dasmës së saj me Eduart Grishajn, e cila u zhvillua të shtunën në Toskanë të Italisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kjo dasmë u zhvillua larg vëmendjes së mediave dhe publikut, ku të ftuarve i është kërkuar në ftesë të mos publikonin as fotografi dhe as video në rrjete sociale.
Lidhur me këtë ngjarje, Arbana ka shkruar disa fjalë në instagramin e saj.
Ajo është shprehur se dita e dasmës së saj ishte ashtu si ajo ka ëndërruar.
“Disa ditë më parë, në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt, festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj.E megjithëse zgjodhëm ta mbajmë për vete këtë moment, kam ndjerë pafund dashurinë dhe mirësinë tuaj, e cila ka qenë e pakursyer si gjithmonë.Ndihma që na kanë dhënë disa prej miqve tanë për të jetuar këtë ditë siç e kisha ëndërruar ka qenë e pakursyer dhe ne do t’u jemi mirënjohës për gjithçka kanë bërë”, ka shkruar Arbana në rrjetet sociale.
(Kosova Sot Online)