Lexoni edhe:
Enca në një romancë të re dashurie, shfaqet duke u puthuar me të dashurin e ri
“Ne ramë të dy me një të parë”. Rita Ora ka treguar për lidhjen e saj të menjëhershme me burrin e saj Taika Waitit. Po ashtu ajo ka folur edhe për një këshillë që ia dha këngëtari Prince para se ai të vdiste, përcjell "Kosova Sot Online"
Rita Ora ka qenë shumë e hapur në një intervistë për martesën e saj me Taika Waititi derisa për “Lion Of the Berst”, ajo tha se ishte një “dashuri me shikim të parë”.
Këngëtarja 32 vjeçare po ashtu ka treguar për këshillat e mençura që mori nga legjenda Prince para se ai të vdiste, para se të lidhte një marrëveshje të re me BMG & Master për këngët e saj.
Enca në një romancë të re dashurie, shfaqet duke u puthuar me të dashurin e riLexoni edhe:
Rita është duke punuar shumë për promovimin e muzikës së saj të re dhe këngës më të re, “Don’t Think Twice”.
Duke folur për burrin e saj Taika (47 vjeç), i cili shfaqet në videon e saj të fundit muzikore, Rita tha se kimia e tyre u pa që në fillim. “Ne ramë të dy me një të parë”.
“Ne jemi lidhur shumë tani me familjet tonë dhe etikën e punës. Ishte sikurse askush nuk ishte në festë, dhe pastaj ishte; ‘Oh Zot, dielli po lind. Çfarë po ndodh?”, tha kosovarja.
“Ne mbetëm shokë të mirë, por unë ndjeja fluturat në stomak – ishte befasi, por ndihesha rehat më të. E sigurt”.
“Është shumë mirë të punoni me dikë që e doni dhe ta mbështetni njëri-tjetrin. Është gjëja më e lehtë e mundshme. Ai me jep ide mua për çdo minutë, kjo është gjë e mirë – ne të dy jemi shenja zjarri”.
Rita pastaj kujtoi këshillën e Prince që ishte “që ju ta zotëroni shefin, para se shefi të ju zotërojë ju”.
(Kosova Sot Online )