![Rita Ora: 'Urime Ditën e Pavarësisë Kosova ime'](/uploads/kosova-sot/images/2024/December/03/200x200_Rita_Ora1733236613.jpg)
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë” – Kiara befason Luizin për ditëlindjen e 38-të
![“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë” – Kiara befason Luizin për ditëlindjen e 38-të](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/12/auto_collage-2023-07-12T084005.919-1130x6351689147204.jpg)
Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli sot (12 korrik) po feston ditëlindjen e 38-të. Në këtë ditë të veçantë për të nuk ka munguar një surprizë nga partnerja e tij, moderatorja Kiara Tito, transmeton "Kosova Sot Online".
Luizi ka ndarë pamje në llogarinë e tij të Instagramit ku shihet një ambient romantik i dekoruar me trëndafila të kuq, qirinj dhe torte, që u përgatit për të nga Kiara.
Në videon e publikuar nga këngëtari shihet edhe prezantuesja e veshur me një fustan të kuq teksa i këndon këngën e ditëlindjes.
“Faleminderit që ekziston”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e videos.
Ndërkohë edhe Kiara ka bërë një urim për Luizin përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! Urime ditëlindjen, ashtu siç e ke zemrën, e paç gjithë jetën”, ka shkruar Kiara në urimin e saj bashkangjitur me disa imazhe përkrah tij. Vlen të theksohet që dyshja u lidhën bashkë gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, madje ata në natën finale kurorëzuan dashurinë me martesë.
https://www.instagram.com/p/CukwtsbtBLc/?img_index=1
(Kosova Sot Online )