Lexoni edhe:
Futbollisto Jordan Henderson merr ofertë të çmendur joshëse nga Arabia Saudite
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj reperit Feronit Shabani, i njohur me emrin “Fero”, transmeton "Kosova Sot Online "
Lajmi është bërë i ditur për “Betimi për Drejtësi”, nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.
Xheladini tha se reperi Fero dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.
Futbollisto Jordan Henderson merr ofertë të çmendur joshëse nga Arabia SauditeLexoni edhe:
“Ndaj të njëjtit është kërku masa e paraburgimit për veprën penale Dhunë në familje” është përgjigjur Xheladini.
Ndryshe, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur me 11 korrik 2023, ku thuhet që pas një mosmarrëveshje, i dyshuari ka kanosur bashkëshorten e tij.
“Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.
(Kosova Sot Online )