Lexoni edhe:
Skerdi dhe Teuta Selimi sjellin këngën e re “U harrua
Këngëtarja shqiptare me famë globale, Dua Lipa, këto ditë është kthyer në Shqipëri.Ajo po kalon disa ditë të mira pushimi me familjarët e saj në jug të Shqipërisë – destinacion të cilin e zgjedh tash e tei vite, transmeton "Kosova Sot Online".
E teksa po shijon mrekullitë e rivierës shqiptare, Dua ndau me ndjekësit e saj në rrjetet social Twitter dhe Instagram disa fotografi të reja nga pushimet.
Skerdi dhe Teuta Selimi sjellin këngën e re “U harruaLexoni edhe:
Në këto imazhe, Lipa shfaqej duke pozuar me bikini dhe shijuar disa ushqime tradicionale dhe mbrëmjen me të afërmit e saj.
Më e veçanta është ajo që artistja e hitit “New Rules” shkroi në mbishkrimin e fotografive, ku zgjodhi të shkruante në gjuhën shqipe: “A më mirë këtu a atje”.
Kjo frazë zakonisht është një zhargon i cili përdoret nga të vendasit për të pyetur shqiptarët e diasporës nëse kalojnë më bukur në trevat shqiptare apo atje ku jetojnë.
Mesa duket, artistja e hiteve ndërkombëtare e ka ndarë mendjen që edhe në shtetin e saj amë është po aq bukur sa në Mbretërinë e Bashkuar, ku është lindur dhe rritur.
https://twitter.com/DUALIPA/status/1685241251052847105/video/2
(Kosova Sot Online )