Lexoni edhe:
'Si mua je ti' po vjen nga Dafina Zeqiri
Këngëtarja e njohur nga Kosova, Dua Lipa, po shijon pushimet në Shqipëri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga atje, këngëtarja me famë botërore ka publikuar momente teksa thotë se është “Në shtëpi”.
'Si mua je ti' po vjen nga Dafina ZeqiriLexoni edhe:
Dua, është parë edhe të vallëzojë e këndojë me këngë në gjuhën shqipe.
Mirëpo, media britanike, “DailyMail”, ka ngatërruar Shqipërinë me Kosovën, teksa thotë se Dua po e shijon detin në Kosovë.
Kjo ka marrë vëmendjen e mediave.
“Dua Lipa i ngriti temperaturat me një fustan të kuq të tejdukshëm, teksa pozonte për fotot në Instagram të dielën gjatë një arratisjeje luksoze në Kosovë”, ka shkruar DailyMail.
(Kosova Sot Online)