
Lexoni edhe:
Gjendja në pikat kufitare, kolonë në Vërmicë dhe te Dheu i Bardhë
Pas një shkëputje në muzikë, artistja e mirënjohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj po rikthehet me një projekt të ri, transmeton "Kosova Sot Online ".
Këngëtarja ka paralajmëruar se po rikthehet me një këngë të, e që këtë herë do të jetë një bashkëpunim.
Gjendja në pikat kufitare, kolonë në Vërmicë dhe te Dheu i BardhëLexoni edhe:
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka njoftuar se po vjen me një duet me kantautorin nga Shqipëria, Stine dhe artistin e ri Ladi Toska.
Projekti do të jetë i kompletuar nga ana vizuale dhe pritet të publikohet më 2 gusht.
“Më në fund po vjen kënga e re. Nuk kam koment. Presim deri me datën 2”, ka shkruar Hadërgjonaj sipër një videoje të shkëputur nga klipi.
Kujtojmë që projekti i fundit i Albërijes ishte potpuria me Gëzim Nika, që sollën në nëntor të vitit të kaluar.
{https://www.instagram.com/p/CvXbTIXvpNF/}
(Kosova sot Online )