Lexoni edhe:
A e dini kush është vëllai i Alban Skenderajt?
Shtëpia e saj në Turqi, i është vjedhur sërish këngëtares Morena Taraku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas mediave i janë vjedhur bizhuteri, para dhe sende me vlerë.
A e dini kush është vëllai i Alban Skenderajt?Lexoni edhe:
Kjo grabitje ka ndodhur në momentin kur këngëtarja është kthyer për pushim në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto ku tregon rrëmujën që kanë lënë hajdutët dhe kutitë e bizhuterive të boshatisura.
“Hajdutët dukeshin sikur e dinin se ku ishin gjërat me vlerë, pasi kanë hyrë në shtëpi kanë shkuar në dhomën e zhveshjes, dera ishte e mbyllur, fillimisht e thyen derën dhe hynë. I kanë marrë xhevahiret nga këtu dhe më pas shkuan në kasafortë. Ishin më shumë se 15 mijë dollarë (13 mijë euro), ora, stoli, gjerdan, byzylykë, mendohet se janë mbi 300 mijë euro”, ka bërë me dije ajo.
(Kosova Sot Online)