Lexoni edhe:
Pamje nga koncerti madhështor i Noizyt “Alpha Show 2” në Tiranë
Edhe pse ka më shumë se një vit që po përfliten për romancën e tyre (Adrola Dushi dhe Capital T), vetëm pak ditë më parë këngëtari Capital T u dha fund thashethemeve duke pranuar se është në nj lidhje e dashuri.
Por ai nuk pranoi ta japë identitetin e vajzë, duke thënë se ajo është më e bukura në botë dhe se do të jetë e pranishme në koncertin në Prishtinë, duke rritur në këtë mënyrë kuriozitetin e të gjithëve.
Pamje nga koncerti madhështor i Noizyt “Alpha Show 2” në TiranëLexoni edhe:
Natyrisht që mes të ftuarve në festë ishte edhe modelja e njohur, Adrola Dushi, me të cilën është përfolur prej kohësh se janë në një lidhje. Edhe pse asnjëri nuk e ka pohuar, shenjat dhe shikimet në festë lanë të kuptohej se mes tyre ka diçka më shumë.
Të pranishmit kanë treguar se në fakt në rrethin e tyre të ngushtë miqësor, dyshja e ka pranuar këtë lidhje, madje kanë qëndruar së bashku përgjatë gjithë kohës, por larg objektivit të kamerave.
Pas përfundimit të festës, modelja postoi në profilin e “Instagram”-it disa fotografi me personat që ishin të pranishëm, por vetëm me të “zotin” e festës jo. E këtë detaj e kanë kapur ndjekësit e saj, të cilët menjëherë e kanë pyetur: “E pse me Capital T s’ke ba foto?”.
“Këtë pyetje i bëra vetes tani që pashë fotot”, iu përgjigj Adrola fansave të saj.
(Kosova Sot Online )