Luizi e merr nënën për herë të parë në koncert

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 15:20
Luizi e merr nënën për herë të parë në koncert

Luizi Ejlli, personazhi fenomen në Shqipëri, vijon të ketë vëmendjen kryesore në media. Ndërkohë që vazhdon të jetë shumë i ngarkuar me koncerte, artisti duket se gjithmonë gjen kohë të lirë për t’iu dedikuar personave të zemrës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet fjalë për Kiarën dhe nënën e tij, me të cilat së fundi, ka qënë në një dasëm dhe ka publikuar një foto familjare, e cila ka marrë pëlqime pafund në rrjetet socale.

 

Në një koncert të dhënë së fundmi, Luizi është shprehur se ndihet tepër i emocionuar dhe shkak për këtë është nëna e tij, e cila gjendet në një klub natë për të ndjekur koncertin e të birit, për herë të parë.

“Mirëmbrëma. Sonte është hera e parë që kam emocione, pasi për herë të parë kam sjell nënën me duart e mia, në këtë koncert,” shprehet Luizi.

Image


(Kosova Sot Online)