Dua Lipa ka sot ditëlindjen, babai i saj emocionon me urimin për vajzën e tij
Këngëtarja e njohur, Dua Lipa, sot ka ditëlindjen, shkruan “Kosova Sot Online”.
Ajo sot i ka mbushur 28 vjet.
Babai i saj, Dukagjin Lipa, e ka uruar vajzën e saj me fjalë emocionuese dhe motivuese.
“Urime ditëlindjen dashuria ime. Vazhdo të shkëlqesh dhe kurrë mos ndalo të jesh e mrekullueshme. Të dua.”, ka shkruar Lipa në urimin e tij.
(Kosova Sot Online)