
Arbenita: Nganjëherë më vjen turp që jam shqiptare, nuk i bëj keq askujt me marrë kaq shumë urrejtje

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, ka reaguar ashpër me një postim, të cilën e ka postuar në instastory, në “Instagram”, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kjo pasi ndjekësit në rrjete sociale e kanë paragjykuar për një video të fundit, ku po mbante diçka në duar.
Pastaj, përmes një video ajo tregon se çfarë ishte ajo që mban në duar.
Në shkrimin e hedhur në Instagram, ajo thotë se nganjëherë i vjen turp që është shqiptare, për shkak të këtyre personave.
Ajo është shprehur se është e pavarur dhe se i shikon vetëm punët e saja.
“Nganjëherë më vjen shumë turp që jam shqiptare, edhe e pyeti veten përse shumica e popujve tjerë nuk na duan. Seriozisht nuk kam koment. Jam femra më e pavarur, veç punët e mia i shikoj, nuk i bëj keq askujt me marrë kaq shumë urrejtje prej vëllezërve/motrave shqiptare. Marre”, u shpreh ajo.
(Kosova Sot Online)