![Rita Ora: 'Urime Ditën e Pavarësisë Kosova ime'](/uploads/kosova-sot/images/2024/December/03/200x200_Rita_Ora1733236613.jpg)
Një person bën tatuazh tekstin e “Xhamadani vija vija”, Shkurte Fejza: Është nder dhe privilegj
![Një person bën tatuazh tekstin e “Xhamadani vija vija”, Shkurte Fejza: Është nder dhe privilegj](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/22/auto_Untitled-design-76-1536x864-1-852x460-1-600x360-11695380872.jpg)
Një person ka treguar atdhedashurinë në një formë unike, atë përmes tatuazhit, shkruan “Kosova Sot Online”.
Personi në fjalë ka bërë tatuazh vargjet e këngës së famshme të këngëtarës së njohur, Shkurte Fejzës të këngës “Xhamadani vija vija”.
Lidhur me këtë gjest ka reaguar e emocionuar Shkurte Fejza.
“Është nder dhe privilegj për mua që kënga ime ka arrit të prekë zemrën tënde dhe vargjet e saj i ke qëndisur përgjithmonë në trupin tënd. Sa e lumtur jam që ka shqiptar të tillë dhe atdhedashurinë e kanë të mbjellur në zemër. Faleminderit për respektin dhe dashurinë që i ke treguar muzikës time me këtë tatuazh. E gëzofsh Mendim” , shkruan Shkurte Fejza në reagim.
(Kosova Sot Online)