
Lexoni edhe:
Bebe Rexha: Gjithmonë kam punuar shumë
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka kënduar në shumë vende të botës, veçanërisht gjatë turneut të saj “Future Nostalgia” vitin e kaluar, ku interpretoi thuajse në të gjitha kontinentet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Duke pasur kaq shumë koncerte sigurisht që ndonjëherë do të ndodhë dhe ndonjë incident i vogël.
Bebe Rexha: Gjithmonë kam punuar shumëLexoni edhe:
Së fundmi, një faqe e fansave të artistes ka rikthyer në vëmendje momentin kur Dua gjatë një shfaqjeje ishte gati duke u rrëzuar. Bëhet fjalë për performancën e këngës “Levitating”, e cila karakterizohet me balona të mëdhenj me dizajn hëne të cilat i bashkohen në skenë.
Mirëpo në një moment kur ajo tenton ta ndalë balonën duke e gjuajtur me këmbë, taka e saj ngec tek ajo dhe këngëtarja has vështirësi për të dalë nga situata. Ajo për pak sa nuk rrëzohet, por balerinat i erdhën në ndihmë duke larguar tullumbacin nga skena.
(Kosova Sot Online)