Efi e pranon se është në një marrëdhënie

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 16:06
Efi e pranon se është në një marrëdhënie

Gjithmonë ka ekzistuar një skepticizëm mbi lidhjen e Efi Dhedhes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndonëse kur ishte në “Big Brother VIP” ajo deklaroi vetë se është në një romancë dhe përshëndeste herë pas herë personin e zemrës, ka pasur aludime se nuk është në një marrëdhënie ose që është ndarë.

 

Pas daljes nga programi, ajo jo vetëm që nuk ka postuar me të dashurin në rrjete sociale (që është e kuptueshme dhe zgjedhje e shumë njerëzve që duan të shijojnë gjëra në privatësi), por është shfaqur në pushime e udhëtime me miq, duke shtuar aludime se është single.

Gjithsesi, Efi thotë sërish se është në një marrëdhënie. Në një seri me pyetje-përgjigje që ka realizuar në Instagram, ajo është pyetur “A je në një lidhje?”, duke u përgjigjur:

“Po, jam në një lidhje. E kam thënë këtë gjë. Kur të ndryshoj gjë do ju them”.

Dikush tjetër e ka pyetur ish-banoren e BBVA se sa muaj ka që është në lidhje dhe ajo ka zbuluar se ka një vit.

Image

(Kosova Sot Online)