Lexoni edhe:
Kush janë emrat që po përfolen si konkurrentë në 'BBV Albania?
Billboard Music Awards 2023 është mbajtur mbrëmjen e djeshme dhe çmimet janë ndarë në një ceremoni madhështore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Të nominuar për këngën ‘I’m Good (Blue)’ ishin dhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha me DJ e famshëm, David Guetta. Kënga e cila numëron miliona klikime në Youtube, ka fituar çmimin e “Këngës më të mirë të vitit e Dance/ Electronic”.
Kush janë emrat që po përfolen si konkurrentë në 'BBV Albania?Lexoni edhe:
Bebe nuk mund ta fshehte entuziazmin e trofeut që mbante në dorë e cila pas performancës i ka përshëndetuar fansat përmes një videoje live nga ceremonia duke i falënderuar për suksesin e këngës.
“Dua të them shumë faleminderit Billboard-it, faleminderit fansave të mi – hajde, Rexhars! Ngrihuni, le të vazhdojmë!”, tha Bebe në fjalimin e saj të pranimit të çmimit, duke shtuar se çfarë udhëtimi të pabesueshëm kishte bërë kënga.
Për eventin e rëndësishëm, Bebe zgjodhi një fustan të gjatë pa mëngë që e kombinoi me doreza të tejdukshme.
Hiti i dyshes kaloi 55 javë në vendin e parë në tabelën e “Hot Dance/Electronic Songs”, vetëm një këngë në historinë gati 11-vjeçare të top-listës ka pasur një ecuri më të gjatë në vendin e parë, është ajo “Happier” nga Marshmello dhe Bastille që kryesoi top-listën për 69 javë.
(Kosova Sot Online)