
Lexoni edhe:
Çfarë po ndodh me martesën e Elia Zaharias dhe Princ Lekës?
Gjatë performancës në Fest 62', këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima u përball me disa problematika, të cilat i shprehu edhe në një postim në Instagram, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Çfarë po ndodh me martesën e Elia Zaharias dhe Princ Lekës?Lexoni edhe:
”Me gjithë vështirësitë teknike, realizative unë përpoqa të jap maksimumin të përçoja tek ju emocionet tepër të forta që më fal kjo këngë. Shpresoj ta keni shijuar. Kjo është vetëm nata e I. Do shihemi së bashku më datë 22 për surpriza të tjera”,-shkruan Besa.
Shumica e komentuesve e vlerësuan shumë performancën e Besës dhe u shprehën se të gjithë e dinë dhe e kanë dëshmuar talentin dhe zërin e saj.
”Mua nuk më ka lënë asgjë në baltë dhe më pak nga gjithçka, zëri. Në fakt, zëri është e vetmja gjë që s’më ka lënë kurrë në baltë. Stonime kanë të gjithë, ajo që evidentoj unë janë problemet që nuk u zgjidhën kurrë për artistët në këtë vend. Ti mund të preferosh dhe votosh kë të duash, por nëse do dike nga muzika, këtë komentin s’do e kishe shkruar. Kalo mirë”,shkruan ajo.
(Kosova Sot Online)