
Lexoni edhe:
Ky është fustani që bëri bujë në 'Golden Globes'
Pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, që më 13 janar ndez dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ky është fustani që bëri bujë në 'Golden Globes'Lexoni edhe:
Kurioziteti i publikut për konkurentët, moderatorin apo opinionistët është i madh. Pak ditë më parë, nëpërmjet promos zyrtare, mësuam se prezantues i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço. Ndërsa sot, produksioni i jep përgjigje një tjetër pyetjeje: cilët do të ulen në kollkukët e opinionistëve?
Për të tretin vit radhazi, ky pozicion i rëndësishëm i besohet Arbër Hajdarit. Ndërsa krah tij, do të jetë deputetja Oriela Nebiaj.
Ajo që u largua nga televizioni kur mori detyrën e ligjvënëses, rikthehet në një rol të ri, për të komentuar banorët dhe të gjitha ngjarjet e “Big Brother VIP 3”, që si gjithnjë, premton të mbajë mbërthyer para ekranit publikun mbarëshqiptar.
(Kosova Sot Online)