Elia Zaharia: Nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje

  • E.k /
  • 16 January 2024 - 09:17
Elia Zaharia: Nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje

Dje, Princ Leka konfirmoi zyrtarisht ndarjen me Elia Zaharia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, Elia përmes një njoftimi ka treguar se ka nisur procedurat ligjore të divorcit.

Elia ka shkruar se vendosën bashkërisht të kërkojnë zyrtarizmin e divorcit.

Tutje, Zaharia ka shkruar se kurrsesi nuk do të kishte zgjedhur për vajzën e saj të rritej me prindër të ndarë, por ajo shtoi se ndonjëherë ndarja duket të jetë zgjidhja më e mirë.

Postimi i plotë:

Miq dhe dashamirës,

Më duhet tju komunikoj që sot filluam proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!

Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje!

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!

Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!

Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!

(Kosova Sot Online)