
Drini Zeqo: Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve

Drini Zeqo u largua të mërkurën nga Big Brother VIP Albania 3, shkruan “Kosova Sot Online”.
Ai u detyrua të largohej nga shtëpia e “BVVA”, për shkak të një urgjence familjare.
Këtë gjë e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP””, u shpreh ai.
(Kosova Sot Online)