![](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/28/200x200_romeo_heidi1706432684.jpg)
Lexoni edhe:
Ja ndaj kujt e konfirmon pëlqimin Romeo
Një këngëtare e njohur braziliane ka vdekur në moshën 42 vjeçare nga komplikacionet e një kirurgjie estetike, duke lënë të shokuar familjarët dhe dashamirësit e saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ja ndaj kujt e konfirmon pëlqimin RomeoLexoni edhe:
Dani Li ndërroi jetë të mërkurën duke lënë pas bashkëshortin dhe bijën shtatë vjeçare. Këngëtarja, emri plotë i të cilës ishte Danielle Fonseca Machado – kishte kryer operacionin e komplikuar estetik të premten.
Procedura e saj e reduktimit të dhjamit ishte kryer në bark, në kurriz si dhe për reduktimin e gjokseve, sipas mediave lokale.
Komplikacionet kishin nisur gjatë operacionit në klinikën në Pinhais, Brazil, çka kishte detyruar dërgimin e saj në spitalin e afërt të Curitiba. Shkaku i sakte i vdekjes nuk eshte publikuar.
Bashkëshorti i saj Marcelo Mira, tha për mediat: “Trupi i saj do silet në Macapá. Ne jemi të gjithë të tronditur nga kjo. Varrimi do të bëhet të shtunën”.
(Kosova Sot Online)