Hajrushi i reagon Shefqetit: Shkurte Fejza dhe familja ime besojmë fuqishëm me bindje dhe me zemër në të madhin Zot

  • A.P /
  • 19 February 2024 - 16:05
Hajrushi i reagon Shefqetit: Shkurte Fejza dhe familja ime besojmë fuqishëm me bindje dhe me zemër në të madhin Zot

Pas deklaratës së Shefqet Krasniqit, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar Hajrush Behluli, bashkëshorti i artistës së mirënjohur Shkurte Fejza, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka theksuar se familja e tij dhe Shkurte Fejza besojnë fuqishëm në Zot.

 

Behluli ka shkruar tutje se nuk kanë të drejtë siç shprehet ai “të përziheni në përcaktimet ideologjike-fetare të askujt”.

“Ju kërkoj publikisht që nga sot me datë 18 shkurt 2024 mos gaboni me transmetue asnjëherë dhe në asnjë rast asnjë këngë të Shkurte Fejzës, asnjë tingull të këngëve të saj dhe asnjë fotografi dhe imazh sepse nuk keni të drejtë dhe do të ballafaqoheni me drejtësinë. Ju si televizion, kjo injorantja që keqpërdorë fotografinë dhe që bënë pyetje jokompetente dhe ky shpirtshituri nuk keni të drejtë të përziheni në përcaktimet ideologjike-fetare të askujt.

 

Sa për informacionin e të gjithë juve që e keni shitur shpirtin te padronët tuaj ju them shumë kjartë: Shkurte Fejza dhe familja ime besojmë fuqishëm, me bindje dhe me zemër në të madhin Zot e sa për ideologjitë tuaja fetare dhe vlerësimet e lloj lloj të çmenduri as që e vrajmë mendjen.

Besojmë vetëm në Zot dhe feja e jonë është vetem SHQIPTARIA.

P.S ky tipi po gënjen sepse ky nuk e ka ditur a jemi fetar apo jo sepse fatmirësisht kurrë në jetë nuk e kemi takuar e as biseduar në telefon andaj le të merret me ata që komunikon”, ka shkruar Behluli ne reagimin e tij.

(Kosova Sot Online)