Xhensila e prezanton për herë të parë portretin e djalit

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 15:35
Xhensila e prezanton për herë të parë portretin e djalit

Xhensila ka ndarë me ndjekësit e saj një video të ëmbël në profilin e saj të Instagramit, duke na prezantuar për herë të parë me portretin e Amen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prej disa javësh, lajmi i ndarjes nga Xhensila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Dyshja, e cila ishte një ndër më të dashurat e publikut, i kanë dhënë fund marteses pas disa kohësh që kishin probleme mes tyre.

 

Madje, këtë herë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, thuhet se janë në proces divorci. Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej ditësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Dyshja ende nuk ka preferuar të konfirmojë apo të hedhë poshtë lajmet që kanë pushtuar së fundmi median online.

Në muajin nëntor, Xhensila është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilit së bashku me partnerin e saj, Bes Kallaku, i kanë vendosur emrin shumë të veçantë, Amen.

Deri më tani, si Xhensila, ashtu edhe Besi, kanë ndarë disa momente që kalojnë me të voglin, megjithatë nuk e kanë zbuluar ende portretin e tij, ndërsa, ditën e sotme, këngëtarja e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj një video të ëmbël në profilin e saj të Instagramit, duke na prezantuar për herë të parë me portretin e vogëlushit.

Në videon e publikuar, Xhensila shihet teksa po kalon disa momente të ëmbla me Amen, ku në sfond ka vendosur këngën “I get to love you”, të Ruelle.

Image

(Kosova Sot Online)