
Lexoni edhe:
Gresa e uron Hajrushin: Urime ditëlindjen babi, të paçim gjithmonë!
Sara Gjordeni pasi u përjashtua nga Big Brother VIP ka folur për herë të parë për boksierin, Jurgenin duke sqaruar përfundimisht marrëdhënien me të, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gresa e uron Hajrushin: Urime ditëlindjen babi, të paçim gjithmonë!Lexoni edhe:
“Jemi ndarë pesë muaj përpara se të futesha në Big Brother, por kemi mbajtur kontakt për inerci. Nuk flisnim çdo ditë. Ai status zyrar nuk ishte më. Dronin, e mora vesh se kush e ka dërguar dhe nuk e ka dërguar ai. Unë kam pasur kontakt dhe i thoja që nuk kam për të gjetur dikë tjetër dhe ai më thoshte ‘nëse del single unë do jem duke të të pritur’. Nuk bëmë asnjë premtim”, tha Sara.
Sara u përjashtua pasi ajo pengoi me forcë Françeskën brenda tualetit. Debati mes tyre degradoi pas ofendimeve mes të dyjave prej ditësh. Pas vendimit të Vëllait të Madhe, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meritonin dhe Bardhin. Mes lotësh, ajo është larguar pas mbi 50 ditësh qëndrimi brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.
Vëllai i Madh pas ngjarjes anuloi televotimin dhe dërgoi një ‘Zarf të zi’ brenda. Pas incidentit në tualet, Françeska tha se i është kujtuar bullizimi që i është bërë kur ishte adoleshente.
(Kosova Sot Online)