Lexoni edhe:
Dua Lipa i ka befasuar nxënësit e një shkolle
Këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj disa nga shprehjet karakteristike që i dëgjon shpesh nga nëna e saj, Vera Sahatçiu – Ora, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo shprehet me shqip, duke pasuruar postimin e saj me një nuancë familjare dhe autentike.
Dua Lipa i ka befasuar nxënësit e një shkolleLexoni edhe:
“Djema, mamaja e ime do të thoshte ‘është shumë e rëndë, ‘po doni me ngajt, hajt ngaj’,” dëgjohet duke thënë Rita. Këto fjalë ngjallin ndjesinë e një lidhjeje të ngushtë dhe përkujtimin e këshillave të përditshme që ajo ka marrë nga nëna e saj.
Rita Ora, interpretuese e hitit “Anywhere”, nuk e ka zakon të bëjë biseda publike në gjuhën shqipe për shkak të mos folurit rrjedhshëm, pasi, edhe pse ka origjinë shqiptare, është rritur në Londër që nga mosha një vjeçare, ku ka zhvilluar edhe karrierën e saj muzikore.
Prandaj, kur flet shqip, ajo bën kujdes, por pavarësisht kësaj, ka zgjedhur të ndajë me botën anën e saj më personale dhe të lidhur ngushtësisht me rrënjët e saj shqiptare.
Ky moment i ndarë nga këngëtarja jo vetëm që tregon përkushtimin e saj ndaj një mënyre jetese aktive dhe të shëndetshme, por edhe thekson rëndësinë e lidhjeve familjare dhe kulture, të cilat e mbajnë të lidhur fort me prejardhjen e saj, edhe në skenën ndërkombëtare.
(Kosova Sot Online)