Elia Zaharia flet për herë të parë pas përplasjes me Princ Lekën

  • A.P /
  • 11 March 2024 - 14:07
Elia Zaharia flet për herë të parë pas përplasjes me Princ Lekën

Pas përplasjes mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia, kjo e fundit ka vendosur të thyej heshtjen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në anë të një postimi në mediat sociale, Zaharia ka falënderuar ndjekësit për mbështetjen dhe kurajon që i kanë dhënë gjatë këtyre ditëve që i cilëson si shqetësuese.

 

Ajo ka shprehur mirënjohjen për peticionin e nisur nga kolegët e saj. Sipas vendimit të gjykatës, çifti mbretëror detyrohen të qëndrojnë 5 metra larg njëri-tjetrit, teksa Princ Leka mund të takojë vajzën e tij vetëm në prani të dados.

Image

(Kosova Sot Online)