Vjen reagimi pasi Romeo u godit me vezë në kokë

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 14:49
Vjen reagimi pasi Romeo u godit me vezë në kokë

Ish-opinionistja e “Big Brother Vip Albania 1”, Balina Bodinaku ka reaguar ndaj dënimit të banorëve pas incidentit me vezë nga Lediona Xheladinaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lediona Xheladinaj së fundi ka goditur bashkëbanorin Romeo Veshaj me vezë në kokë. Si pasojë e këtij akti, “Vëllai i Madh” ka marrë një masë të rreptë ndaj banorëve, duke i privuar ata nga të gjitha produktet e sponsorave të cilat ishin në dispozicion brenda shtëpisë së BBVA.

 

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme, dhe së fundmi ka ardhur një koment i fortë nga ish-opinionistja e njohur e “Big Brother Vip Albania 1”, Balina Bodinaku.

Ajo ka zgjedhur të shprehë pakënaqësinë e saj ndaj vendimit të produksionit përmes një postimi në InstaStory.

“Edhe një gjë tjetër nuk kuptova: Ledionës dje nuk i erdhi Zarf, sepse Romeo nuk reagoi si Egla ndaj Rikes? Pra, si i bie? Ledionën e shpëtoi Romeo nga një penalizim, ose nominim i mundshëm? Po standartet e njëjta të gjykimit të Vëllait të Madh?” shkruan ish-opinionistja.

Image

(Kosova Sot Online)