Lexoni edhe:
Pas deklaratës së Meritonit për djalin reagon ish-partnerja e tij: Nuk është e lehtë por e vërteta triumfon
Themeluesja e "The Change Foundation" Roderika Ukelli së fundi ka qenë e ftuar në një intervistë, ku ka shpalosur detaje rreth projekteve të planifikuara, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
"Projekti i parë që kemi marr ka qenë rreth fëmijëve dhe të rriturve me autizëm derisa tani jemi duke punuar rreth Qendrës së re e cila do të jetë e para në rajon, që do ti trajtoj të rriturit me autizëm", ka theksuar ndër të tjera Ukelli.
Ukelli tutje ka shtuar se Qendra e re do të merret me punën e pavarësimit dhe aftësimit për punë, e cila është një ide e praktikuar në BE dhe SHBA derisa për herë të parë në Kosovë do të jetësohet një qendër e tillë.
Themeluesja e fondacionit Roderuka Ukelli ka paralajmëruar mbajtjen e një mbrëmje humanitare në fund të muajit prill ku të gjitha mjetet e mbledhura do të shkojnë për Qendrën e re për të prekurit me autizëm dhe sindromen daun.
(Kosova Sot Online)