'Ju dua shumë', Çiljeta përlotet kur kujton dy djemtë e saj Bekon dhe Fernandon, ngacmimi i Bes Kallakut shkakton të qeshura

  • 02 April 2024 - 09:39
'Ju dua shumë', Çiljeta përlotet kur kujton dy djemtë e saj Bekon dhe Fernandon, ngacmimi i Bes Kallakut shkakton të qeshura

 

Çiljeta Xhilaga është dukur mjaft e emocionuar këtë të hënë në Prime e katërt të “Ferma VIP”. Çiljeta ka thënë se i mungojnë shumë dy djemtë e saj Fernando dhe Beko, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Më ka marrë malli shumë për dy djemtë e mi, Bekon dhe Fernandon. Por jam e qetë pasi kam mamin aty, dhe kujdeset ajo për ta. Jam shumë lumtur që ata më shohin në çdo moment”, tha Çiljeta.

{712481/25}

E ngacmuar nga kryeplaku Bes Kallaku nëse e kishte marrë malli dhe për djalin e madh, duke ju referuar portierit Alban Hoxha, Çiljeta duke qeshur tha se edhe për atë e ka marrë malli.

(Kosova Sot Online )