Besiana Mehmedi: Urime 'Nata e madhe e Kadrit' për të gjithë vëllezërit e motrat muslimanë

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 16:22
Besiana Mehmedi: Urime 'Nata e madhe e Kadrit' për të gjithë vëllezërit e motrat muslimanë

Nata e Kadrit është nata në të cilën pejgamberit Muhamed, ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, sipas fesë islame, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo është një nga netët teke në dhjetë ditëshin e fundit të muajit Ramazan. 

 

Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se engjëjt zbresin në Tokë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj sociale, artistja e njohur Besiana Mehmedi , i ka uruar të gjithë vëllezërit e motrat muslimanë.


"Për të gjithë vëllezërit e motrat muslimanë, urime Nata e madhe e Kadrit! Paqja, mirësia e begatia qoftë pjesë e çdo tryeze të familjeve tona", ka shkruar Mehmedi.


(Kosova Sot Online)