Meritoni do ta ketë edhe një fëmijë me Ilnisa Agollin

  • A.P /
  • 21 April 2024 - 14:23
Meritoni do ta ketë edhe një fëmijë me Ilnisa Agollin

Meriton Mjekiqi teksa i tregonte Erjola Doçit se lidhja që ai ka me partneren e tij Ilnisa Agolli nuk është e njëjtë me atë që banorja ka me Julian Dedën, ka deklaruar se dëshiron të bëjë një fëmijë e të dashurën e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Konkurrenti dhe gazetarja u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin në shtëpinë e “BBVIP”, ndërsa çifti mesa duket po mendojnë që të hedhin hapin e madh, për të sjellë në jetë një fëmijë së bashku.

“Me të vërtetë dëshiron të bësh një fëmijë me Ilnisën apo e thua për të prekur zemrat e mamave?” e pyeti Roza Lati, ndonëse Meritoni tregoi se së shpejti po i mbush 29-vjeç dhe dëshiron që të bëjë edhe një fëmijë tjetër

Image

(Kosova Sot Online)