Sara flet për shtatzëninë e saj: E konsiderojmë mrekulli të Zotit që ndodhi kaq herët

  • E.K /
  • 25 April 2024 - 13:02
Sara flet për shtatzëninë e saj: E konsiderojmë mrekulli të Zotit që ndodhi kaq herët

Sara Gjordeni para pak kohësh bëri të ditur se është në pritje të ëmbël, shkruan “Kosova Sot Online”.

Sara dhe Bardhi do të bëhen prindër shumë shpejt.

Në “Instagram” Sara është pyetur se në cilën javë të shtatzënisë është ajo, teksa Sara është përgjigjur pa hezitim.

“Sipas mjekes isha shtatë javëshe dhe jo katër. Për ata që janë skandal me mënyrën se si llogaritet një shtatzëni, i bie që bebushi ka ardhur në mes nesh midis datave 15-18 mars”, shkroi ajo përmes një postimi në InstaStory.

“Duke marrë parasysh se sa shumë mundohen disa çifte për beb, ndonjëherë edhe vite, e konsiderojmë mrekulli të Zotit që ndodhi kaq herët”, theksoi tutje.

(Kosova Sot Online)