Lexoni edhe:
Adelina Ismaili: Edhe hana do t’a dije, edhe dielli do t’ket pa, se përqark k’saj rrokullije, si Shqypnija vend nuk ka!
Një dron ka mbërritur në “Ferma VIP”. Ka qenë Çiljeta fermerja që është surprizuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Një dron i ardhur nga partneri i saj ,portieri Alban Hoxha, e ka përlotur këngëtaren.
Në banderolë shkruhej: Çiljeta jemi me ty!
Çiljeta është përlotur dhe e ka kuptuar menjëherë që droni ishte nga partneri i saj, Albani, pasi në sfond u vendos kënga e tyre e preferuar.
“Ma ka nisur Albani, se më vendosën këtë këngën. Të dua shumë Alban”,- tha Çiljeta.
Fermerja gjithashtu ka dhuruar një moment emocionues duke shprehur dashurinë partnerit të saj.
“Albano, ti e di që unë të dua shumë, s’ka nevojë të ta them. Sillu mirë, mbaji çunat afër të dy njëri me tjetrin. E di që më ndjek dhe fle e zgjohesh me mua. Të dua shumë dhe sillu mirë. Të kam zemrën time dhe dashurinë time më të madhe”,- u shpreh Çiljeta.
(Kosova Sot Online)