Ilnisa: Egla ka një pëlqim për Meritonin

  • A.P /
  • 21 May 2024 - 15:52
Ilnisa: Egla ka një pëlqim për Meritonin

Ish-banorja e “BBV”, Ilnsia Agolli ka komentuar lojën e finalistëve, teksa u pyet  mbi lajmet se Egla Ceno ka një pëlqim për të dashurin e saj, Meriton Mjekiqi, gazetarja u shpreh që aktorja e ka seksualizuar konkurrentin gjatë gjithë kohës në disa forma të ndryshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“Egla nuk është se nuk e ka seksualizuar Meritonin gjithë kohën. Ajo të vjen në disa forma, duke e seksualizuar, apo si në formën e nënës që e kemi parë këto ditë, duke e kërkuar në shtëpi, apo në formën e aktrimit. Por nuk do të doja të flisja për Eglën…”- tha Ilnisa.

“Më bëri përshtypje forma se si Juli komunikonte me Heidin, po flisnin për shëndetin mendor të Meritonit. Jo vetëm që nuk më pëlqeu por nuk do t’i konsideroja as finalistë. Janë finalistë turpi. M’u duk shumë e dhunshme. E vetmja gjë që nuk njohën aty banorët, është marrëdhënia me limitet, kufijtë nuk njihen. Si ky rasti i shëndetit mendor ka dhe raste të tjera”– tha ajo.

Image

(Kosova Sot Online)