
Sara Gjordeni reagon përmes një postimi lidhur me këtë çështje

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka reaguar lidhur me një llogari në emër të saj në TikTok, shkruan “Kosova Sot Online”.
Sara ka bërë me dije se kjo nuk është llogaria e saj.
“Ky ‘account’ nuk është i imi edhe pse i shikohen videot nga 1 e ca milion shikime”, bëri të ditur ish-missi përmes një postimi në ‘InstaStory’.
Përndryshe, Sara është në pritje të ëmbël, ku shumë shpejt pritet të bëhet nënë për herë të parë.
(Kosova Sot Online)